SPAK arreston policin në Kukës, për çfarë akuzohet


Një punonjës i policisë së Kukësit, ka përfunduar në pranga me urdhër të SPAK. Ai  akuzohet për korrupsion.

Sipas SPAK, shtetasi me iniciale SH.Ç me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasit me iniciale A.S, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, ndonëse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Rasti i mitmarrjes dyshohet se ka ndodhur në datën 13 janar 2022, dhe arrestimi i policit është bërë pas ndërhyrjes së SHÇBA-së.