“Temperatura të acarta, por…” Si do të jetë moti për fundjavën? Ja parashikimi i dy ditëve në vazhdim


Moti në Shqipëri do të jetë me diell edhe të shtunën dhe të dielën.

Por temperaturat do të jenë shumë të ulëta.

Parashikimi për fundjavën vjen nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Përgjithësisht moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Ngricat e mëngjesit do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë të shtunën nga kuadrati i veriut dhe të dielën nga kuadrati i jugut përgjithësisht e lehtë e mesatare në pjesën bregdetare.

Valëzimi në det i forcës 2-4 ballë.